Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ Bashkia e Tiranës anulon festimet për Natën e Bardhë, Veliaj ka një kërkesë për qytetarët

Tërmeti/ Bashkia e Tiranës anulon festimet për Natën e

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të anulojë të gjitha festimet për Natën e Bardhë, në respekt të viktimave të pafajshme që humbën jetën si pasojë e tërmetit.

Me një postim në Twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj i ftoi qytetarët që të kontribuojnë me batanije, ushqime dhe veshje në tendën pranë Bashkisë së Tiranës të ngritur posaçërisht për të mbledhur ndihmat për familjet në nevojë.

“E mërkura është ditë zie! Flamujt e Tiranës janë në gjysmë-shtize. Festimet e Natës së Bardhë anulohen. Kush mund të kontribuojë me batanije, veshje & ushqime t'i sjellë tek tenda e ndihmave përpara Bashkisë Tiranë. Me dashuri e kurajë, do ringrihemi sërish”, shkroi Veliaj.

Të fundit