Flash News

KRYESORE

Tërmeti bllokon linjat telefonike në Tiranë, qytetarët vështirësi për të komunikuar

Tërmeti bllokon linjat telefonike në Tiranë, qytetarët

Tërmeti me magnitutë 5.1 që goditi zonën e Durrësit rreth orës 11:00 ka shkaktuar probleme edhe te kompanitë e celularëve. Sinjalet e kompanive te ndryshme janë bllokuar dhe për pasojë qytetarët kanë patur vështirësi të lidhen me familjarët e tyre.

Dyshohet se bllokimi i linjave ka ardhur për shkak të fluksit të lartë të telefonatave në një kohë shumë të shkurtër.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë të fuqishme në pjesën më të madhe të vendit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

*Lexoni të gjitha lajmet për tërmetin => Tërmeti në Shqipëri

Të fundit