Flash News

KRYESORE

Tërmeti godet sërish Shqipërinë

Shqipëria u lëkund sërish nga një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter dhe me thellësi 36 km. Tërmeti u regjistrua rreth orës 22:05 dhe epiqendra e tij ishte fshati Safetaj në Durrës.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Durrës, Fushë Krujë si edhe Tiranë, e zgjatën pak sekonda. Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Mbrojtjes, nuk ka dëme materiale nga tërmeti i radhës.

Pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit, Shqipëria ka vazhduar që të goditet nga tërmete me magnitudë më të vogël. sipas ekspertëve, këto tërmete janë pasgoditje të tërmetit që shkaktoi 51 të vdekur dhe me qindra të plagosur.

Të fundit