Flash News

KRYESORE

Tërmeti i 21 shtatorit, mbërrijnë në Shqipëri ndihmat nga BE

Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para nga Bashkimi Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.

Lëkundja e fortë sizmike shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, duke dëmtuar shumë shtëpi banimi.

Ashtu siç njoftoi dje edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca për mbërritjen e ekipit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, që së bashku me autoritetet shqiptare do të koordinojnë ndihmën për familjet e dëmtuara, sot kanë ardhur ndihma nga disa shtete Greqia, Kroacia, Hungaria.

Përmes koordinimit të Bashkimit Evropian, furnizimet e ndihmës së parë dhe sendet e ndihmës, si tendat e emergjencës, gjeneratorët e energjisë elektrike dhe kutitë e ndihmave ushqimore tashmë janë nisur drejt zonave të prekura.

Të fundit