Flash News

KRYESORE

Tërmeti i 21 shtatorit, Rama: Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi

Tërmeti i 21 shtatorit, Rama: Ne themi atë që bëjmë dhe

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot tërmetin e 21 shtatorit që goditi vendin një vit më parë duke lënë dhjetëra familje pa shtëpi dhe me dëme të shumta materiale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka publikuar një video ku ka bërë një përmbledhje të situatës rreth familjeve që mbetën pa një shtëpi.

Sipas Ramës, 65 familje nga Baldushku, Farka, Petrela, Zall Basatri, Bërzhita, Peza jetojnë tashmë në shtëpitë e reja, të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës me fonde të donatorëve.

Kryeministri e ka shoqëruar videon me mbishkrimin: “Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi!”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/695959537660400/

Të fundit