Flash News

KRYESORE

Tërmeti i fortë shkund Zagrebin, qytetarët mes frikës nga koronavirusi braktisin banesat

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ka tronditur kryeqytetin e Kroacisë, Zagrebin, në orën 6:23 të mëngjesit të sotëm.

Të paktën dy lëkundje të tjera u regjistruan më vonë.

Epiqendra raportohet 7 kilometra (4 milje) në veri të Zagrebit në thellësinw 10 kilometra (6 milje).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pamjet tregojnë qendrën e kryeqytetit kroat të dëmtuar seriozisht, me shumë automjete të shkatërruar nga shembjet në pallatet historike të qytetit.

Katedralja ikonike e Zagrebit u dëmtua gjithashtu, pasi maja e kupolës është shembur pjesërisht.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas agjencisë së shtypit Hina, duke cituar kreun e urgjencës në Zagreb, një fëmijë u plagos teksa u shëmb një pjesë e çatisë së shtëpisë së tij.

Zjarrfikësit në kryeqytetin kroat raportojnë se "njerëzit kanë mbetur nën rrënoja”, raporton Euronews duke cituar agjencinë Hina.

Situata pas këtij tërmeti në Kroaci është rënduar më tepër pasi po luftohet edhe me koronavirusin.

Njerëzve u është thënë që të shmangin hapësirat publike, siç janë parqet dhe sheshet publike, por ata nuk kishin zgjidhje tjetër vecse të linin banesat.

Në nje komunikim me një kroate, Politiko ka mësuar se situata ka shkaktuar panik të madh te qytetarët kroatët. Me frikën nga koronavirusi dhe tërmeti, shumë prej tyre po qëndrojne nepër makina. Vesna rrëfen se të dyja njëherësh, koronavirusi dhe tërmeti janë të tepërta, pasi deri tani vendi ka konfirmuar 78 raste.

Të fundit