Flash News

KRYESORE

Tërmeti i fuqishëm me epiqendër në Bulqizë, deputetja e PD kërkon ndihmë urgjente

Tërmeti i fuqishëm me epiqendër në Bulqizë, deputetja e

Pasditen e sotme banorët e Bulqizës, por jo vetëm përjetuan momente paniku si pasojë e një lëkundje të fuqishme tërmeti me magnitudë 5.1.

Si pasojë, u shënuan dëme materiale në disa banesa dhe biznese, kryesisht pranë epiqendrës. Deputetja e PD, Dhurata Çupi u bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë menjëherë për tu ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

“Në Qarkun e Dibrës paraqitet shqetësuese dhe me pasoja, situata pas tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në Mat.

Nga komunikimet e mia te vazhdueshme banorët të shqetësuar tregojnë se nga tërmeti kanë mbetur shume banesa të dëmtuara ndërsa vetë janë të trembur e disa edhe në qiell të hapur.

Ka dëme në dhjetëra banesa në bashkite Klos, Mat e Bulqize.

Kjo situatë kërkon angazhimin URGJENT të autoriteteve ligjzbatuese për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Nga komunikimin me institucionin e Prefektit dhe me Organet e Njesive Vendore përgjegjese, kërkova që strukturat e këtye institucioneve duhet të angazhohen në këtë situatë që të evidentohet cdo banesë apo familje që ka nevojë për strehim apo mbështetje”, shkruan deputetja e PD.

Të fundit