Flash News

KRYESORE

Tërmeti i fuqishëm në Tiranë, ndërpriten mbledhjet e Komisioneve Parlamentare

Tërmeti i fuqishëm në Tiranë, ndërpriten mbledhjet e

Pak minuta më parë, rreth orës 11.00 Tirana “u shkund” nga një tërmet i fuqishëm.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti ka qenë me magnitutë 5.1 ka goditur paraditen e sotme zonën e Durrësit.

Trondita është ndjerë nga të gjithë, madje janë ndërprerë edhe Komisionet Parlamentare.

Bëhet fjalë për Komisionin për Politikën e Jashtme, Komisionin për Ekonominë dhe Financat dhe Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Epiqendra mësohet se ka qenë midis zonës së Rrushkullit dhe Hamallajt në Durrës, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë të fuqishme në Kavajë, Tiranë, Lezhë, Fier, Vlorë dhe në pjesë të tjera të vendit.

Thellësia e tërmetit ishte 10 km.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale dhe persona të plagosura.

Të fundit