Flash News

KRYESORE

Tërmeti i fuqishëm pranë Gjirit të Lalzit, reagon Ministria e Mbrojtjes: 42 pasgoditje

Një tërmet me madnitudë 4 ballë i shkallës Rihter ka goditur pak minuta pas mesnate vendin tonë. Mësohet se, epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë në detin Adriatik, përballë Gjirit të Lalzit.

Përmes njē njoftimi, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se tërmeti është pasuar nga 42 pasgoditje, nga të cila më  e madhja ishte 3.5 ballë tek Kepi i Rodonit në thellësinë 35 km. Ndërkaq, nuk raportohen dëme.

"Ne orën 00:13 eshte regjistruar nje termet me madhesi 4.0 ne det, perballe Gjirit te Lalzit. Eshte pasuar nga 42 pasgoditje, me e madhja 3.5. Nuk raportohen deme", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Të fundit