Flash News

KRYESORE

Tërmeti i tmerrshëm, Lila tregon vuajtjet në Greqi

Tërmeti i tmerrshëm, Lila tregon vuajtjet në Greqi

Ish-lojtari i kombëtares dhe i Tiranës, Andi Lila, nuk e ka përjetuar fuqishëm tërmetin, pasi nuk ka qenë në Shqipëri. Ish-futbollisti i PAS Gianinnas ka zbuluar situatën në vendin tonë dhe ka treguar për grekët se sa shumë kanë vuajtur shqiptarët këto ditë.

“Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë problem. Tërmeti ishte shumë i madh, ka më shumë se 40 të vdekur.  Ndaj edhe njerëzit po e vuajnë psikologjikisht. Epiqendra ishte pranë shtëpisë sime, por nuk isha në Shqipëri kur ra tërmeti. U ktheva menjëherë, pasi të gjithë kërkojnë ndihmë.

"Dua të falënderoj EMAK, që erdhi nga Greqi menjëherë. Tërmeti e goditi vendin në 4:00 të mëngjesit dhe ata erdhën në 6:00. Njerëzit po qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre, pasi nuk janë mirë psikologjikisht. Ata janë të frikësuar, pasi tërmeti është shoqëruar me 500 pasgoditje dhe një pjesë e tyre janë mbi 5 Richter”, - tha Lila për “Super FM".

Të fundit