Flash News

KRYESORE

Tërmeti, inxhinierja Bozo tregon shqetësimin e hershëm: Kemi ngritur edhe zërin, nuk na kanë dëgjuar

Tërmeti, inxhinierja Bozo tregon shqetësimin e hershëm: Kemi

Inxhinierja Luljeta Bozo e ftuar në emisionin Tempora, duke folur për situatën pas tërmetit tha se shqetësimi në lidhje me kushtet teknike të projektimit është ngritur më herët, por nuk i është vënë veshi.

Ndërsa e pyetur nga moderatorja Sonila Meço rreth paralajmërimit të presidentit Meta në gusht, për një tërmet të mundshëm ajo tha se deri më sot nuk ka një sizmolog që të njoftojë për datën, orën kur ndodh tërmeti.

“Deri më sot nuk parashikohet. Ai sizmologu grek nuk e di cfarë ka biseduar me presidentin. Ne kemi një qendër shumë të mirë sizmologjike në vend.

Kontrolli për ndërtesat s’duhet bërë vetëm për tërmetin. Ne kishim kohë që kishim një shqetësim, e kishim ngritur zërin por s’na është  vënë veshi.

Kushti teknik i projektimit dhe ai sizmik është i 89, është akoma ai në fuqi. Ai duhet modifikuar, sepse ndryshojnë kushtet, ndryshojnë teknologjitë”, tha Bozo.

Të fundit