Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ Malaj: Dëmi 500-700 mln euro, duhet të shqetësohemi për rënien e konsumit dhe investimit

Tërmeti/ Malaj: Dëmi 500-700 mln euro, duhet të shqetësohemi

Ish ministri i Financave Arben Malaj mendon se dëmi që tërmeti i 26 nëntorit i shkaktoi Shqipërisë shkon nga 500-700 milionë euro dhe se shteti është i aftë që ta përballojë. Por ajo që e tremb më shumë atë është fakti se në raste fatkeqësish natyrore, bie konsumi dhe investimi, e kjo duhet të shqetësojë qeverinë.

“Tërmeti më i madh është tërmeti i frikës dhe i panikut. Kur ndodh një fatkeqësi natyrore, bie konsumi dhe investimi. Duhet të kemi një strategji se si ta vrasim frikën. Ulja e frikës dhe e kursimit nga frika, natyrshëm në ekonomik do të ketë më shumë para.

Të dyfishosh nivelin e investimeve në ekonomi, do të thotë t’i japësh asaj një shtypje të madhe. Është mirë dhe ka përpjekje, por duhet pak më shpejt. Pasi është kthyer një lloj basti (llogaritja e dëmeve). 500-700 është një goditje në ekonomi, por se nxjerr vendin jashtë shinave. Këta që llogarisin dëmet dhe kostot duhet të jenë të përgjegjshëm. “, tha Malaj në “Real Story” duke shtuar se ai nuk është dakord me idenë se zgjidhje është konferenca e donatorëve.

Të fundit