Flash News

KRYESORE

Tërmeti me magnitudë 4.5 godet vendin, 10 lëkundje pasuese ndihen në disa qytete të Shqipërisë

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës rihter është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, me epiqendër në Cërrik.

Sipas IGJEUM, lëkundjet e para kanë nisur pas mesnate, teksa janë regjistruar 11 tërmete me shkallë fuqie të ndryshme, brenda 24 orëve.

Tërmeti më i fortë është regjistruar në Cërrik, në orën 01:25, ndërsa përgjatë gjithë natës janë ndjerë lëkundje të vogla në Belsh dhe Fier. Po ashtu mëngjesin e sotëm është ndjerë një tjetër lëkundje me magnituidë 3.3 të shkallës rihter në qarkun e Elbasanit.

Kujtojmë se Shqipëria gjatë vitit të kaluar u godit nga dy tërmete, ai i 21 shtatorit që shkaktoi dëme të mëdha materiale, si dhe ai i 26 nëntorit, që përveç dëmeve, shkaktoi edhe 51 viktima.

Të fundit