Flash News

KRYESORE

Tërmeti me magnitudë 5.7 ‘shkund’ edhe Stambollin, epiqendra në detin e Marmarasë

Tërmeti me magnitudë 5.7 ‘shkund’ edhe Stambollin,

Një tërmet i fuqishëm ka krijuar frikë dhe panik edhe te banorët e Stambollit në Turqi.

Pak minuta më parë, banorët kanë ndjerë një lëkundje të fortë me magnitudë 5.7 i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Detin e Marmarasë, ndërsa nga frika banorët kanë dale në rrugë.

Nuk raportohet ende për pasojat e shkaktuara. Ndërkohë, pak ditë më parë, një tërmet me madhësi 4,6 ballë goditi gjithashtu Silivrin.

Turqia ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën. Një nga tërmetet më shkatërruese në Turqi ndodhi më 17 gusht 1999, në zonën gjeografike të Marmaras. Tërmeti me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter mori pothuaj se 17,000 jetë njerëzish, ndërsa më shumë se gjysmë milioni njerëz mbetën pa shtëpi.

Të fundit