All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Tërmeti/ Mustafaj: Jam i tronditur, dëmi nga tërmeti mbi 1 miliardë euro

Tërmeti/ Mustafaj: Jam i tronditur, dëmi nga tërmeti mbi 1
All - Paragraf - 1

Shkrimtari Besnik Mustafaj ndihet i plagosur në shpirt për tragjedinë që ka goditur Shqipërinë dhe kritikon qeveritë që nuk e kanë parashikuar një katastrofë të tillë e veprojnë pa plan.

All - Paragraf - 3

“Reagimi i parë është dhimbja, tronditja e thellë. 49 viktima është jashtëzakonisht shumë pa llogaritur dëmet materiale. Qindra mijëra shtëpi. Shqiptari është shumë i lidhur me shtëpinë. Unë nuk kam pasur dëme të ndjeshme në rrethin tim familjar por jam ndjerë i plagosur rëndë në shpirt nga këto që kam parë.

Shqipëria është një vend ku duhet të ketë një sektor të emergjencave civile shumë të specializuar. Është neglizhuar investimi në pajisje për ndërtimin e një ekipi efikas të pajisur me një logjistikë. Pra, sektori i emergjencave civile as nuk është pajisur me logjistikë e as me njerëz të kualifikuar. Nuk mund të shihet si vend ku të rregullojmë ca njerëz në punë por duhet të jenë njerëz të posaçëm. Qeveritë tona punojmë me një sistem mungese parashikimi dramatik. Nuk mund të lejojmë të jemi aq inferiorë në krahasim me Maqedoninë, Malin e Zi apo Kosovën.”, tha Mustafaj në News 24.

Ai mendon se vendi ka marrë një goditje të madhe ekonomike që shkon deri në 1 miliardë euro.

“Mendoj se minimumi është 1 miliard euro dëmi. Ka një frymë të madhe solidariteti që do e lehtësojë. Një pjesë e këtij dëmi do lehtësohet por nuk ka shumë ‘dhjam’ Shqipëria që të mund të përballojë qoftë edhe gjysmën e kësaj që thashë unë, po të llogarisim që diku tek 4 miliardë euro është buxheti vjetor i shtetit, atëherë imagjinohet se sa dëm, sa i ndjeshëm do të jetë dëmi në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe në ekonominë kombëtare në përgjithësi. Me një administrim shumë të mirë jo për shumë vjet”.

Të fundit