Flash News

KRYESORE

‘Tërmeti na paralajmëroi’, Xhafaj propozon ngritjen e institucioneve shkencore dhe një plan reflektimi

‘Tërmeti na paralajmëroi’, Xhafaj propozon ngritjen e

Në seancën e sotme plenare, Ish-ministri dhe deputeti socialist Fatmir Xhafaj, duke folur në kuvend për situatën e tërmeteve që goditën vendit, tha se tërmeti u përdor edhe politikisht. Xhafaj përmendi edhe fake-news-in që qarkulloi për një tërmet të mundshëm që shkaktoi panik te qytatarët, duke theksuar se përgjegjësit duhet të vendosen përpara ligjit.

Po ashtu ish-minsiti propozon ngritjen e institucioneve shkencore dhe një plan reflektimi të qeverisë për situata të tilla.

“Akte të tilla duhet të ndëshkohen, sepse po bëhet politikë me tërmetin. Fake news-i është i patolerueshëm, sidomos në ngjarje të tilla. Qeveria duhet ti bënte një shërbim të mirë vendit, e të ishte pranë qytatatëve. Më së paku është domosdoshmëri nevoja për dëmet që la pas, ndërmarja e një analize shkencore. Tërmetin nuk mund ta parashikojmë por dëmet mund ti parandalojmë, qeveria duhet të përgatisë një strategji të qartë reflektimi me një plan serioz reflektimi. E kemi të domosdoshme ngritjen e institucioneve shkencore, kontrollin e ndërtimeve, lejet e paligjshme. Tërmeti na paralajmëroi ne duhet të veprojmë se nesër mund të jetë shumë vonë"-tha Xhafaj.

Të fundit