Flash News

KRYESORE

Tërmeti në Himarë, dëmtohen disa banesa dhe një shkollë

Tërmeti në Himarë, dëmtohen disa banesa dhe një

Tërmet i rënë dy ditë më parë në jug të vendit ka shkarkuar dëmtimin e disa banesave si dhe të një shkolle 9-vjeçare.

Disa banesa në fshatin Kuç të Himarës kanë marrë dëmtime të mëdha dhe prej dy ditësh banorët i kanë braktisur ato për t’u strehuar tek të afërmit e tyre.

Po në fshatin Kuç, është dëmtuar edhe godina e shkollës 9-vjeçare e cila mësohet se tashmë është jashtë funksionit dhe nuk do të hapet për nxënësit ditën e hënë.

Prefekti i Vlorës dhe Drejtori i Emergjencave Civile kanë bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të nis procesi i vlerësimit të dëmeve.

Të fundit