Flash News

KRYESORE

Tërmeti në Korçë, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e dëmeve: Preken 184 shtëpi, banorët strehohen në çadra

Tërmeti në Korçë, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin

Një ditë pas tërmetit që ‘shkundi’ disa zona të Korçës, ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e dëmeve.

Në sajë të të dhënave të publikuara nga Emergjencat Civile, janë dëmtuar 184 shtëpi banimi, ku 60% e të cilave janë të pabanuara.

Po ashtu, mësohet se 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe Forcat e Armatosura, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzës.

Ndërkaq, për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara, si dhe ka nisur furnizimi me ushqime dhe ujë për banorët, ndërsa ka prezencë të forcave policore në zonat e prekura nga tërmeti i orëve të fundit.

Të fundit