Flash News

KRYESORE

Tërmeti në Shqipëri, aeroporti i Rinasit evakuon pasagjerët dhe ndalon fluturimet

Tërmeti në Shqipëri, aeroporti i Rinasit evakuon pasagjerët

Shqipëria po kalon situatë emergjente për shkak të tërmeteve dhe pas ngjarjes së shënuar në orët e para të mëngjesit, aeroporti i Rinasit ka marrë masat duke evokuar udhëtarët dhe duke ndaluar përkohësisht fluturimet.

Në një njoftim zyrtar, Autoriteti Aviacionit Civil ka bërë me dije se pasi ka ndalur përkohësisht për disa minuta fluturimet, gjendja i është kthyer normalitetit.

Njoftimi zyrtar i AAC në Facebook:

Informacion për udhëtarë që fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

Si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit mëngjesin e sotëm në orën 03:54 minuta, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, u bë evakuimi i menjëhershëm drejt pikave të grumbullimit, si në zonë tokësore po ashtu dhe në zonë ajrore.

Menjëherë u kontrollua terminali, pista dhe zonat e manovrimit, i gjithë perimetri dhe stacionet e karburantit. Nga kontrollet e bëra nuk rezultoi të kishte dëme nga tërmeti.

‪Në orën 04:28 minuta, situata u normalizua dhe operimet filluan normalisht. Për shkak të situatës së krijuar, fluturimi për në Beograd u nis me 30 minuta vonesë.

Njoftojmë qytetarët se operimet në aeroport vijojnë normalisht.

Fluturim të mbarë dhe të sigurt.

Të fundit