Flash News

KRYESORE

Tërmeti në Turqi, Kosova gati të dërgojë trupa të FSK-së për ndihmë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, reagoi pas tërmetit me magnitutë 6.8 ballë të shkallës Rihter që ra në Turqi, që ka shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Në rrjetet sociale, ai përfshiu në statusin tij edhe homologun e turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ku shkroi se Kosova është e gatshme të dërgojë trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për të ofruar ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

“Jemi duke e ndjekur nga afër situatën e tërmetit në Turqi. Shpresojmë dhe lutemi që të mos ketë viktima dhe mendimet tona janë me miqtë tanë turq në këto momente. Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për zonat e prekura”, shkroi Pacolli.

Tërmeti ra në qytetin Elazığ, në distriktin Sivrice, në lindje të Turqisë, sot rreth orës 20:55 sipas orës lokale, e sipas të dhënave ka ndodhur në një thellësi 6.75 kilometrave.

Të fundit