Flash News

KRYESORE

Tërmeti nuk kurseu as institucionet, jashtë funksionit edhe godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

Tërmeti nuk kurseu as institucionet, jashtë funksionit edhe godina e

Ka rezultuar jashtë funksionit godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në këtë konkluzion është arritur pas sipas akt konstatimit të inspektorëve të Institutit të Ndërtimit.

Në kushte të tilla, të gjithë punonjësit janë larguar dhe është kryer transferimi i serverëve pranë zyrave të AKSHI-t.

"Është kryer transferimi i serverëve pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune. Të gjitha degët doganore kufitare, edhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota",- thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Të fundit