Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ Parlamenti i Cyrihut votoi për të ndihmuar Shqipërinë me 100.000 franga

Tërmeti/ Parlamenti i Cyrihut votoi për të ndihmuar

Parlamenti i Cyrihut miratoi një vendim për të ndihmuar Shqipërinë me 100 mijë franga pas tërmetit të ndodhur më 26 nëntor, ku humbën jetën 51 persona.

Deputeti me origjinë shqiptare në Cyrih, Pëparim Avdili, ishte nismëtar i kësaj ndihme, bashkë me një deputete tjetër të FDP-së, Corina Ursprung. Parlamenti e miratoi me shumicë të madhe votash, 91 pro dhe 29 kundër. Propozimi u mbështet nga 9 asamblistë të tjerë të FDP-së.

“Vetëm deputetët e SVP-së dhe ata të GLP-së (Të Gjelbrit Liberalë) votuan kundër.”, tha Avdilli për albinfo.ch.

Në tekstin e kërkesës së paraqitur në dhjetor thuhej se gjendja në Shqipëri pas tërmetit ishte e rëndë dhe u vu theksi te lidhjet mes njerëzve dhe ato institucionale në mes të Zvicrës dhe shqiptarëve.

“I bëjmë lutje Këshillit të Qytetit që të shqyrtojë mundësinë që qyteti i Cyrihut në kuadrin e ndihmave humanitare të mund të sigurojë një mbështetje financuare prej 100 mijë frangash për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Kjo shumë do të duhej të merrej në konsideratë për vitin buxhetor 2020.”, thuhet në kërkesën e bërë. Shuma do t`u jepet për t’u menaxhuar njërës nga organizatat zvicerane.

Të fundit