Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ PD publikon dokumentin: Militantët e PS marrin qira të shumëfishta, mes tyre pronari i firmës së ndërtimit

Tërmeti/ PD publikon dokumentin: Militantët e PS marrin qira të

Partia Demokratike denoncon se qeveria ka abuzuar me shpërndarjen e bonusit të qirave për familjet e prekura nga tërmeti.

Sipas PD, e cila publikon listën e personave që e kanë përfituar, janë renditur edhe militantë të PS.

“Bashkia e Durrësit publikoi pak ditë më parë familjet që përfitojnë bonuset e qirasë për shkak të dëmtimeve të shtëpive të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit. Në media janë publikuar shpesh herë akuzat e banorëve të Durrësit dhe zonave përreth, më të goditurat nga tërmeti, se qeveria po i diskriminon ata banorë që njihen si kundërshtarë politikë, duke favorizuar deri në abuzim militantët e saj. Një rast i tillë është provuar me Manzën.

Ajo është një nga zonat më të goditura nga tërmeti, por shumë banorë vazhdojnë të flenë në çadra, ndërsa drejtuesit socialistë zhvasin bonuset e qerasë që nuk u takojnë.

Për Manzën janë dhënë 7 bonuse qiraje, 3 prej të cilave janë për familjen e Kryetarit të Partisë Socialiste të fshatit Radë, Armand Basha. Ai është njëkohësisht shpërndarës i ndihmave në Manzë dhe pronar i firmës së ndërtimit “Armandi shpk.”.

Siç tregon dokumenti, bonus qiraje ka përfituar edhe babai i Kryetarit të PS, Hysni Basha, edhe ky ndërtues dhe gjyshi i Kryetarit të PS, Murat Basha.

Të tre këta jetojnë në një shtëpi, por paratë për qiranë e kanë marrë sikur të jetonin të ndarë për arsyen e vetme se drejtojnë Partinë Socialiste në zonën e Manzës”, denoncon PD.

Të fundit