Flash News

KRYESORE

Tërmeti prek sektorin e turizmit, operatorët: Janë anuluar prenotimet për Vitin e Ri

Tërmeti prek sektorin e turizmit, operatorët: Janë anuluar

Edhe sektori i turizmit në Shqipëri po përjeton krizë në periudhën e festave pas tërmeteve që tronditën banorët.

Plazhi i Durrësit është pritësi më i madh i turistëve që vijnë në mënyrë të organizuar përmes agjencive në Shqipëri.

Besnik Vathi, përfaqësues i një tour-operatori turistik thotë se ka pasur anulime për grupet që do të kalonin vitin e ri në hotelet e Durrësit, ndërkohë që për sezonin e verës do të vijnë agjente nga jashtë për të verifikuar situatën.

Kurse eksperti i ekonomisë, Adrian Civivi thotë ekonomia është psikologji dhe në këto kushte do të prekte dhe sektorin e turizmit në vitin e ardhshëm.

Për të shpëtuar sezonin turistik tour-operatorët kërkojnë riparimin sa më shpejt të dëmeve në hotele, lehtësira fiskale dhe certifikim sizmik të ndërtesave pritëse./tch

Të fundit