Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ Shqiptarët e Amerikës mbledhin mbi 1 milionë dollarë (video)

Tërmeti/ Shqiptarët e Amerikës mbledhin mbi 1 milionë

Shqiptarët e diasporës janë shumë aktivë në këto momente të vështira të vendit pas tërmetit të së martës. Ata po angazhohen së tepërmi që të ndihmojnë të prekurit dhe të dëmtuarit.

Ata kanë nisur një fushatë për të grumbulluar fonde.

Sipërmarrësi shqiptar në Boston dhe drejtues i fondacionit “Global Albanians”, Mark Kosmo, tha se diaspora ka arritur të mbledhë deri tani më shumë se 1 milionë dollarë.

“Jemi shumë të prekur me atë që ka ndodhur në Shqipëri. Njerëzit janë shumë të mobilizuar për të mbledhur fondet. Nga Amerika janë mbledhur disa milionë dollarë. Unë mendoj se deri në fund të vitit të mblidhen fonde dhe më pas të mendohet për zbatim. Ne nuk kemi eksperiencë me këtë punë, për zbatimin pas tërmetit.

Mendoj se duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Duhet të krijojmë një komision global që të jetë një organ i mirëorganizuar. Kjo mund të jetë një pikë historike për Shqipërinë, për organizimin e diasporës. Ne duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”, tha Kosmo në lidhje direkt për A2.

Të fundit