Flash News

KRYESORE

Tërmeti u shembi shtëpitë, Rama krahason Floqin me Florida-n: Njerëzit atje paguajnë sigurimet, shteti s’ka detyrime

Tërmeti u shembi shtëpitë, Rama krahason Floqin me Florida-n:

Kryeministri Edi Rama duke folur për gjendjen e krijuar në fshatin Floq në Korçë, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Juglindjen të shtunën, ka “shkuar” deri në Florida, madje duke bërë edhe një krahasim se si banorët atje paguajnë sigurime për të rimbursuar dëmet e shkaktuara nga uraganet dhe fenomenet natyrore.

Gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.10 në Tiranë, Rama tha se atje njerëzit sigurohen privatisht dhe shteti s’ka asnjë detyrim ndaj tyre veç infrastrukturës.

“Njerëzve u duket sikur po u thua paguaj taksë tjetër, ndërkohë që gjithë bota ashtu e ka, sigurohu edhe hajt mirupafshim.

Në Florida janë ato uraganet e tmerrshëm, ata s’kanë probleme, ia merr shtëpinë uragani, pastaj ata marrin dëmshpërblim nga sigurimet dhe shteti nuk paguan asgjë veç infrastrukturës , nuk jep dëmshpërblimet për shtëpitë se njerëzit janë të siguruar, paguajnë nga pak çdo herë nëse u ndodh diçka.... këtu është e vështirë dhe do kërkojë kohë”, u shpreh Rama, ndërsa më herët ai tha se shteti po u vjen në ndihmë për rindërtimin e shtëpive të banorëve për shkak të pamundësisë ekonomike që ata kanë.

Të fundit