Flash News

KRYESORE

Tërmeti zë të papërgatitur institucionet, deputeti i PS dhuron katër paga

Deputeti i PS, Sadri Vorpsi ka vendosur t’i bashkohet “Fondit të Solidaritetit” duke dhuruar pagën e katër muajve në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.

Gjatë një takimi me një familje të dëmtuar, së bashku me kryebashkiakun Agim Kajmaku, për të parë nga afër dëmet e shkaktura nga tërmeti, ai deklaroi se "personalisht vendosa që t’i përgjigjem 'Fondit të Solidaritet' duke dhuruar katër paga të miat si deputet, me shpresën se do të ndihmoj sado pak në rikuperimin e banesave të qytetarëve”, pohoi Vorpsi.

Vorpsi ftoi të gjithë bizneset dhe qytetarët që kanë mundësi, të kontribuojnë në Fondin e Solidaritetit për rikuperimin e dëmeve.

Të fundit