Flash News

KRYESORE

“Termi ‘tejkalim’ nuk është pjesë e Kushtetutës”, Eduard Halimi sqaron raportin e Venecias për Presidentin: Nuk ka shkelur ligjin

“Termi ‘tejkalim’ nuk është pjesë e

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, referuar raportit të Venecias tha se  kreu i shtetit nuk ka shkelur ligjin duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ Halimi theksoi se në raport nuk thuhet së është shkelur ligji.

“5 reporterët kanë bërë një draft-opinion, i cili më pas duhet të kalojë në Komisionin e Venecias ku i nënshtrohet një rishqyrtimi. Reporterët nuk thonë nëse Meta ka shkelur një nen të Kushtetutës. Në draftin e shpërndarë nuk kam gjetur ndonjë nen të citohet se; “ka shkelje nga presidenti”. Në këtë draft nuk gjendet, por ka një term që është përkthyer; ‘Tejkalim’. Por si term nuk është pjesë e Kushtetutës.

Shkelje do të thotë të dhunosh një nen. “Tejkalim” do të thotë të tejkalosh tek detyra e dikujt tjetër. Ligji thotë; “Presidenti nuk duhet të shkarkohet nëse shkelja nuk është e rëndë”. Ka një qasje të ekspertëve, që e përdorin termin ‘Tejkalim’ për nenin 92, për të drejtën e presidentit për të anuluar diçka. Analiza që bëjnë ekspertët në draft, është se në këtë nen nuk është thënë e drejta e presidentit për ‘actus contrarius’, sqaroi Halimi.

Më 11 tetor pritet të dalë raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias për presidentin Meta.

Të fundit