Flash News

KRYESORE

“Terror i egër në SHISH. Agjentët po merren 7 orë në pyetje dhe po kërcënohen për të nxjerrë emrin e informatorit të Bashës”

“Terror i egër në SHISH. Agjentët po merren 7 orë

Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se një terror i egër po ushtrohet ndaj punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar nga drejtuesit e këtij institucioni, të cilët kërkojnë të gjejnë informatorin e kryeopozitarit Lulzim Basha për milionat e fshehura në ‘Toyota Yaris’.

Berisha denoncon se punonjësit e SHISH po merren 7 orë në pyetje në një terror psikologjik, si dhe po kërcënohen në mënyrë të hapur. Ai kërkon nga deputetët në Komisionin e Sigurisë që të ndërmarrin hetime për këtë ngjarje.

Reagimi i Sali Berishës:

Terror i eger ne SHISH per nxjerrjen e emrit te Taulant Yaris/Gjures/Hoxhes/Jasharit/Balles si garantues i parave te droges!

Te dashur miq, prej tre ditesh, me urdher te Edvin Kristaq Rames, ish xhelatet e policise sekrete te Enver Hoxhes aktualisht drejtore kryesore ne Sherbimin Informativ, ushtrojne nje terror te papare ndaj punonjesve te ketij Sherbimi tek te cilet ata dyshojne se kane informuar Bashen per emrin e Taulant Yaris si garantues i tre pakove me nga 1.5 milione euro para droge, bazuar ne informacionet e dhena nga sherbime partnere.

Procedurat e terrorit psikolgjik qe perdorin ish xhalatet e sigurimit te shtetit konsistojne nder te tjera ne seanca te zgjatura edhe deri ne 7 ore pyetjesh dhe kercenimesh te pakten deri dje mbasdite ne kater raste.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veprimtari te mirefillte kriminale te ish xhelateve te sigurimit te shtetit ndaj punonjesve te pafajshem te SHISH per te mbrojtur Taulant Yarisin, i bej thirrje deputeteve te komisionit parlamentar te sigurise te ndermarrin me urgjence hetimin e ketij terrori te papare dhe te informojne sa me shpejt publikun per kete veprimtari terroriste te sigurimit te shtetit ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar! sb

Të fundit