Flash News

KRYESORE

"Terrori" që po u bëhet maturantëve me paralajmërime e penalizime; çfarë po ndodh tek "Petro Nini"

"Terrori" që po u bëhet maturantëve me

Gjatë periudhës së pandemisë që në vendin tonë nisi prej marsit e deri tani, mësimi në shkollat e vendit po zhvillohet online. Përmes whatsappit nxënësit e mësuesit shkëmbejnë pyetjet, përgjigje e konsultime të tjera mbi procesin mësimor.  Në një prej komunikimeve në whatsapp, një mesazh ku flitet për paralajmërime e penalizime u është dërguar maturantëve të gjimnazit  ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranë nga zysha kujdestare, pas një mbledhjeje të drejtorisë së shkollës mbi pjesëmarrjen dhe ecurinë e orëve të përsëritjes në klasat e maturës.

Më poshtë mesazhi:

“Bazuar ne mbledhjen e sotme te  drejtorise se shkolles mbi  pjesemarjen dhe ecurine e  oreve te perseritjes ne klasat e matures ju bejme me dije se:

  1. Per nxenesit qe nuk kane ndjekur rregullisht mesimin online gjate periudhes 9 mars-15 maj si dhe nuk pataqiten ne oret e perseritjes ne shkolle per periudhen 18 maj-5 qershor kjo perfomance e tyre do te reflektohet ne rezultatet vjetore lendore.
  2. Mesuesit kujdestar duhet te kene njoftim nga prindi cdo mengjes nese nxenesi i klases se tyre nuk paraqitet ne shkolle sipas orarit duke i bashkangjitur dhe arsyen e mungeses se tyre.
  3. Mesazhet e derguara nga prinderit do te percillen ne grupin e matures cdo mengjes deri ne oren 8.10 minuta.

Ky mesazh do te percillet te nxenesit  dhe prinderit e cdo klase kujdestari.

Ju faleminderit!”, shkruhet në mesazh.

Të fundit