Flash News

KRYESORE

"Terrorizmi vjen nga emigrantët", Trump ndryshon rregullat e Lotarisë Amerikane: Jo më sistem demokratik!

Pas aktit terrorist të ditës së djeshme në Manhatan nga një emigrant nga Uzbekistani, ku mbetën të vdekur 8 persona dhe 11 të tjerë të plagosur, ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump. Trump, në postimet në twitter, shprehet se përgjegjëse e këtyre akteve terroriste është "Lotaria Amerikane" e bazuar në demokraci, ashtu siç e vendosi Chuck Schumer. Trump kërkon që tani e tutje përzgjedhja për lotarinë të bëhet bazuar në meritë.

“Terrorizmi vjen në shtetin tonë përmes të quajturës “Lotaria Amerikane”, vendim i Chuck Schumer. Unë dua që të bazohet në meritë”, shkruan Trump.

Ndërsa në një reagim tjetër Trump sshprehet, “Ne po luftojmë shumë për emigracionin e bazuar në meritë, jo më sistem demokratik i lotarisë. Ne duhet të bëhemi më të ashpër (dhe më të zgjuar).

Teksa citon Tony Shaffer, Trump shkruan se senatori Chuck Schumer po ndihmon në importimin e problemeve të Europës në SHBA, ndaj do ta ndalojnë këtë çmenduri. 

 

Të fundit