Flash News

KRYESORE

Terrorizoi Elbasanin, ekzekutohet nga RENEA pas 5 orësh rezistencë në banesë Lefter Zhidru

Qëllohet për vdekje 71-vjeçari Lefter Zhidru, pasi terrorizoi prej mesditës qytetin e Elbasanit dhe prej pesë orësh bëri rezistencë ndaj policisë.

Ai qëlloi me armë ndaj uniformave blu, e cila shkoi për ta arrestuar pas konfliktit që pati me gruan dhe vajzën.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Megjithatë, i moshuari nuk u dorëzua dhe bëri rezistencë që në fillim, madje qëlloi policinë me armë e për pasojë plagosi dy kalimtarë të rastit, Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraçi, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se ka patur disa tentativa për negociata me të moshuarin, por ky i fundit nuk ka pranuar sërish të dorëzohet dhe ka bërë rezistencë duke u izoluar në katin e dytë të pallatit ku banonte, në lagjen ’11 nëntori’. Operacioni ka qenë mjaft kompleks pasi është dashur edhe ndërhyrja e FNSH-së dhe forcave RENEA.

Pas orës 18.00 , RENEA ka tentuar edhe negociatën e fundit me të, por Zhidru është përgjigjur sërish duke hapur zjarr ndaj policisë.

Nga përplasja me armë, 71-vjecari ka mbetur i neutralizuar nga dhe ka ndërruar jetë në vend. Operacioni zgjati rreth pesë orë, madje në një zonë të populluar të Elbasanit, ndërsa gjatë kësaj kohe banorët e pallatit ku qëndroi Zhidru u evakuuan më herët nga policia.

Gjatë operacionit për neutralizimin e tij është përdorur gaz lotsjellës nga policia, ndërsa fillimisht u shpërthye dera e banesës.

Si nisi konflikti

Konflikti e ka zanafillën rreth orës 13.00 të ditës së enjte. Ishte gruaja e të moshuarit ajo e cila fillimisht ka kërkuar ndihmën e policisë për dhunë në familje ndaj saj dhe vajzës nga 71-vjeçari.

Pasi policia ka mbërritur në banesë për të bërë shoqërimin e tij, ky i fundit nuk ka pranuar të vetëdorëzohet, por zgjodhi të bëjë rezistencë që zgjati rreth pesë orë dhe përfundoi me ekzekutimin e tij në banesë.

https://politiko.al/policia-zbardh-detaje-nga-ekzekutimi-i-lefter-zhidru-cfare-iu-gjet-ne-banese-dhe-si-ju-rrezikoi-seriozisht-jeten-forcave-renea/

Lexo edhe: Kush ishte Lefter Zhidru

https://politiko.al/mbajti-ne-ankth-per-5-ore-elbasanin-kush-ishte-lefter-zhidru-71-vjecari-qe-u-ekzekutua-nga-renea-ne-banesen-e-tij/

Ditari politik

Të fundit