Flash News

KRYESORE

Terrorizoi Elbasanin, zbardhet e shkuara e Lutfi Zhidru: Një ish-polic dhe i martuar tri herë

Terrorizoi Elbasanin, zbardhet e shkuara e Lutfi Zhidru: Një ish-polic dhe

Zbardhet e shkuara e Lutfi Zhidru, i cili ndonëse 71 vjeç shkaktoi mjaft ankth te banorët e Elbasanit, pasi për pesë orë nuk pranoi të dorëzohej në polici, deri në momentin kur kjo e fundit e ekzekutoi në banesën e tij.

Mësohet se Zhidru kishte qenë më parë një punonjës policie deri në vitin 2008, duke dëshmuar kështu edhe nga mënyra se si iu përgjigj me armë zjarri policisë dhe forcave speciale RENEA.

Po ashtu, nisur nga arsenali i municioneve që iu gjet në banesë dhe mënyra si kishte planifikuar t’i shpërthente, tregoi se kishte njohuri të mira ushtarake.

Ishte nga Saranda dhe njihej si person problematik në zonë. Ishte i martuar tri herë dhe aktualisht bashkëjetonte me 45-vjeçaren me të cilën kishte një vajzë 14 vjeç.

Ka qenë kjo e fundit që sot njoftoi policinë, pasi kishte kërcënuar se do t’i vriste, konflikt që kishte nisur për motive xhelozie.

Pikërisht këtu ka nisur edhe e gjithë dinamika e ngjarjes së sotme, pasi 71-vjeçari nuk u dorëzua dhe qëlloi me armë zjarri disa herë ndaj policisë, e për pasojë plagosi dy kalimtarë të rastit. Policia u njoftua nga e bija.

Pas dështimit të negociatave për t’u dorëzuar, Zhidru u vra me një plumb në kokë nga një snajper.

Të fundit