Flash News

KRYESORE

Terrorizonte anëtarët e familjes, policia i gjen armë e fishekë brenda shtëpisë, arrestohet 79-vjeçari nga Tirana

Terrorizonte anëtarët e familjes, policia i gjen armë e

Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.5 ditën e djeshme kanë arrestuar shtetasin A. C, 79 vjeç, banues në Tiranë.  Ai u arrestua pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj anëtarëve të familjes. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë policia i gjeti armë zjarri dhe fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- Armë zjarri model 56

- 105 fishekë model 56

- 60 copë kapsola

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal.

Të fundit