Flash News

KRYESORE

Tesla do të zgjerohet në Ballkan, por jo në Shqipëri

Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk, deklaroi se kompania e automobilave elektrike ka plane që të zgjerohet edhe në Ballkan.

Planet janë për në Serbi dhe Kroaci, por jo në Shqipëri. Procesi do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Shpresojmë të hapim në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe pjesën më të madhe të Evropës Lindore në fillim të vitit të ardhshëm. Më në fund do ta bëjmë krenar Nikola Teslën duke pasur veturat në vendet e tij të origjinës”, shkroi Musk në Twitter.

Të fundit