Flash News

KRYESORE

Test i ri teorik për patentën, DPSHTRR: Më praktik dhe më i kuptueshëm

Test i ri teorik për patentën, DPSHTRR: Më praktik dhe më i

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vjen me risi në testin teorik (B) të patentës.

Sipas DPSHTRR-së, ky test do të jetë më i kuptueshëm, më korrekt dhe më praktik. Ndryshimet do të nisin nga e hëna e parë e qershorit, ku testi është reduktuar nga 4864 fjali në 3665.

Njoftimi

Nga e hëna e parë e Qershorit 2019 DPSHTRR operon me Testin Teorik (B) të rishikuar në 45% të volumit:

❌ Eliminuam 1199 fjali ngatërrestare!

✅ Korrigjuam 1848 fjali me gabime!

Testi Teorik i ri:

✔ Më i kuptueshëm

✔ Më korrekt

✔ Më praktik

Nga 4864 fjali do jenë 3665, -25%!

Shembull, ❌ hequr 1199 quiz-e si këto:

Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë zbehtësi, djersë të ftohta, gjendje e tensionuar, rrahje të zemrës të dobëta por të shpeshta....shfaqja e njollave mbi lëkurë.... mund të shkaktohet nga një dhembje e fortë....

Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të jetë e tillë që plotëson vetëm kushtet fizike për drejtim mjeti....duhet ngadalësuar kur përdorim një mjet tjetër që nuk është i yni....

Abuzimi me qumështin shkakton shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut...

Nxisim gjithë aplikantët, kursantët, të mësojnë, të stërviten sa më shumë me Testin Simulim online, të besojnë te Testi i ri që është i kalueshëm me impenjim normal, të mos bien pre e asnjë miti a frike! Ndiq Autoshkollën, mëso, kaloje vetë!

Të fundit