Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Testi’ COVID i Musa Ulqinit, Artan Fuga: Lavdi marrëzisë! Me urdhërin e bosit fut në gojë lëpirësen
"Lavdi marrëzisë!", kështu është shprehur akademiku Artan Fuga teksa komenton kamerën e fshehtë të Musa Ulqinit, të cilit i vendoset lëpirësja në gojë si test për COVID-19.
Sipas Fugës, kjo nuk është një kamerë e fshehtë, por një matës i shkallës së verbërisë së deputetëve ndaj bosëve të tyre në Kuvend apo Parti.
Në një shkrim në rrjetet sociale, akademiku thekson se shumë politikanë, pavarësisht se janë profesorë apo doktorë, e humbasin logjikën e tyre pasi hyjnë në Kuvend për shkak të militantizmit. Sipas Fugës, këto të dyja bien në kundërshtim me njëra- tjetrën.
Postimi i plotë i Artan Fugës:
Lavdi marrëzisë !
--------------------
Për të mirën e Partisë, me urdhërin e bosit, fus në gojë lëpirësen që ma japin njerëz të panjohur në rrugë!
Prova se kemi Kuvendin më të keq në historinë e Shqipërisë të qindra viteve!
Më kanë bombarduar në të gjitha platformat që komunikoj duke më dërguar pafund një "kamera të fshehtë", mjeshtrore të prodhuar nga ekipi i të talentuarit të madh Ismet Drishti, ku një deputet tërhiqet në emër të urdhërit të shefit të vet partiak në një cep rruge te Komuna e Parisit, dhe për të bërë gjoja testin e Covidit19, merr në gojë dhe e llokoçit atje një lëpirëse!
Unë mendoj se kjo nuk është një çështje personale që ka të bëjë me personin në fjalë që e mori në gojë topin e karameles, ai është në njohjen time një njeri që në jetën private është human, i njerzishëm, nuk bën kurrë keq, me nivel inteligjence jo më të ulët se mesatarja e kombit, pra është njeri si të gjithë ne.
Por, çfarë ka një deputet si ai dhe shumë të tjerë që mesatarja e kombit nuk e ka, çfarë ai nuk ka si ne, dhe ne si ai?
Por më parë, them edhe që disa media këtë po e trajtojnë si kamera të fshehtë, por ajo është në gjykimin tim në fakt një test psikologjik gjigand, një eksperiment matës i shkëlqyer, një studim piskosocial i padiskutueshëm që realizon ekipi, për të matur :
- shkallën e bindjes të verbër të deputetit ndaj urdhërit idiot të bosit të vet në Kuvend a në parti (që në fakt ishte artificial)
- shkallën e infantilitetit ku bie deputeti pikërisht për të mos bërë dysh urdhërin e partisë dhe të bosit të vet qoftë edhe duke u poshtëruar në një cep rruge për të marrë në gojë lëpirësen si test nëse ka shije apo jo
- shkallën e automatizmit të verbër të deputetit që i bindet jo vetëm hierarkisë së vet, por edhe të të panjohurve që e marrin në telefon në emër të partisë për të kryer veprime absurde dhe qesharake në emër të partisë që as një fëmijë nuk do t'i bënte.
- shkallën e gatishmërisë të shkeljes të të gjitha rregullave dhe humbjen e çdo sensi kritik për të rrezistuar ndaj veprimeve që infektojnë të aktorëve në emër të partisë, pra shkeljen e të gjitha normave juridike dhe administrative të pandemisë në emër të partisë.
Të gjithë mund të biem viktima të kamerave të fshehta. Te gjithë jashtë syrit publik kryejmë veprime sikurse quhen "familjariteti", të gjithë kemi anën tonë budallaqe, qesharake, infantile. Pa përjashtim. Pra si njeri privat nuk gjykohet keq deputeti.
Mirëpo, sikurse e thashë, kjo nuk ishte një kamera e fshehtë, ky ishte një test psikologjik i organizuar mirëfilltazi në studio, i adresuar personalisht te një deputet, që analizon me një inteligjencë të pashoqe filozofinë politike që na sundon.
Aty kupton më në fund se përse kur i sheh si votojnë a diskutojnë nëpër komisione dhe në seanca plenare shumë e shumë deputetë militantë, pyet më kot : Ore a kanë logjikë këta? A mendojnë? Mos janë çmendur vallë? Si u çmendën të gjithë njëherësh? Mos jam unë budalla dhe nuk është ky deputeti, apo kjo deputete që flet budallalliqe që as një injorant nuk i thotë?
Si është e mundur sepse ky deputeti mund të jetë doktor shkencash, ajo deputetja është edhe profesore, e megjithatë sapo hyjnë në Kuvend, budallallepsen, çmenden, flasin dokrra, që as një fëmijë pesëvjeçar nuk i bën?
Ismet Drishti na e dha shpjegimin me art. Bindja e verbër është shkaku, bindja e verbër ndaj partisë, bindja e verbër ndaj shefit dhe të dërguarve të tij. Ajo i çmend, i budallalleps shumë e shumë prej deputetëve, zyrtarëve, militantëve të partisë në pushtet, por jo vetëm!
Ajo që unë kam thënë, por jo aq mirë sa Ismet Drishti, arsyeja normale dhe politika militante jo rrallë janë në kundërshtim me njera tjetrën
Tani kupton se përse testi i maturës ishte një monument budallalliqesh pafund, kupton se çfarë tmerri është kur ligjet për arsimin, kulturën, akademinë e shkencave, për rininë i bëjnë këta deputetë militantë, se përse i biet Tetarit me eskavator kur ende ka frymorë brenda ndërtesës, se përse vaditet me lëndë kimike protestuesi në bulevard, dhe çfarë gabimi i madh është që atyre t'u mbushësh mendjen me argumenta racionalë se e kanë gabim.
Pavarësisht se në jetën private janë normale si ty dhe si ai tjetri.
Interesi politik, komforti politik personal, konformizmi, interesi për të përfituar si deputet a zyrtar u ka skalitur bindjen e verbër, dhe bindja e verbër të heq arsyen edhe më minimale.
E për pasojë e ha koqen e karameles në gojë, e mban atë në gojë ose ku të jetë aq sa të urdhërojnë për t'iu përgjigjur pastaj pyetjes : E si t'u duket, e ndjeve apo jo?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38