Flash News

KRYESORE

Testi i ADN-së e nxori greke, Eleni i kthen përgjigje moderatores: Sigurisht që jam shqiptare

Eleni Fureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, ishte e ftuar në Izrael në natën finale të Eurovizion për të performuar bashkë me këngëtarë të tjerë  që kishin konkurruar ndër vite.

Ajo iu nënshtrua një testi ADN-je nga “My Heritage Reveal” për të zbuluar pemën e saj gjenetike familjare. 68.9% e ADN-së së saj ka rezultuar se i përket kombësisë greke dhe Italisë së Jugut.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, tha këngëtarja pasi mësoi rezultatet e testit.

Ndërsa Eva Murati i ka komentuar në postimin në Instagram:

“Performancë e shkëlqyer, por greke dhe italiane? A s’je shqiptare?”

E ndërsa Eleni i ka kthyer përgjigjen:

 “Sigurisht që jam, por ishte testi ADN-së nga 'Trashëgimia ime'”.

Të fundit