Flash News

KRYESORE

Testi i parë klinik për ilaçin ndaj Covid-19, OBSH publikon aksidentalisht dokumentin

Testi i parë klinik për ilaçin ndaj Covid-19, OBSH publikon

Një ilaç i mundshëm si kurë ndaj coronavirus raportohet se ka dështuar në provën e parë klinike.

Kishte shpresa të mëdha se ilaçi remdesivir mund të luftonte Covid-19, por një provë në Kinë tregoi se ilaçi nuk kishte qenë i suksesshëm, sipas draft dokumenteve të publikuara aksidentalisht nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Ilaçi nuk e përmirësoi gjendjen e pacientit, thuhej në dokumente. OBSH, nga ana tjetër, ka konfirmuar që projekt -raporti është ngarkuar gabimisht.

Ajo tregoi se studiuesit testuan 237 pacientë. Pas një muaji, 13.9% e pacientëve që u trajtuan me ilaçin kishin vdekur.

"Remdesivir nuk u shoqërua me përfitime klinike ose virologjike", thuhet në përmbledhje.

Të fundit