Flash News

KRYESORE

Testimi për antirupa ndaj COVID-19/ Manastirliu: Javën e ardhshme testohen mjekët dhe policët

Testimi për antirupa ndaj COVID-19/ Manastirliu: Javën e ardhshme

Duke filluar nga java e ardhshme, Ministria e Shëndetësisë do të nisë testimin e qytetarëve me antitrupa. Në një intervistë për emisionin “Open”, Manastirliu u shpreh se të parët që do të tesohen janë mjekët, infermierët, policët dhe personat që po shërohen.

“Javën e ardhme do nisë një testim i dytë, antitrupash që do bëhet tek mjekët, tek policët dhe tek ata që po vijojnë të shërohen. Ky është një test, që është në kuadër të një studimit të QSUT-së dhe po punohet për të vijuar punën. Janë blerë testet dhe struktura është bërë gati në QSUT”, u shpeh ministrja.

Testimi për imunitetin po shihet si një mundësi për të luftuar koronavirusin. Shumë persona mund të kenë krijuar imunitet pasi e kanë kaluar koronavirusin, duke krijuar antirupa në organizmin e tyre.

Të fundit