Flash News

KRYESORE

Testohen tre raste të dyshimta për coronavirus, ministria e Shëndetësisë: Shqipëria e paprekur

Testohen tre raste të dyshimta për coronavirus, ministria e

Shqipëria nuk rezulton e prekur nga virusi Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se së fundmi janë testuar tre raste të reja, të cilat kanë rezultuar negativë.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.

Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Të fundit