Flash News

KRYESORE

Testohet urbani i parë elektrik në Tiranë, përshkon linjën Kombinat-Kinostudio

Testohet urbani i parë elektrik në Tiranë, përshkon

Urbani i parë elektrik do të vihet në provë në linjën Kombinat-Kinostudio, linjë e cila ka më shumë fluks udhëtarësh.

Ka qenë kompania polake e autobuzëve të cilët kanë shprehur interes për këtë risi ku pas testimit dhe funksionalitetit në rrugë do të dalin dhe kostot të cilat do të shqyrtohen nga bashkia e Tiranës në vendimmarrjen finale.

“Është një kompani polake ‘Solaris’ e cila ka gat 35% të tregut sot të autobusëve elektrik në Europë që ka shprehur interesin për të sjellë një autobus për të bërë testimet radhës, pasi duhet bërë testimi përkatës lidhur me funksionalitetin, anën teknike, stacionet, baterinë, kohën që ajo mban dhe kemi zgjedhur linjën Kombinat-Kinostudio për të bërë testimin. Linja Kombinat-Kinostudio është një nga linjat që ka ngarkesën më të madhe të fluksit të pasagjerëve. Pasi të vlerësojmë kostot do të përcaktojmë formën e organizmit dhe formën se si do ta bëjmë këtë punë. Besoj brenda muajit tetor, ne jemi në diskutimet e fundit, besoj brenda datës 24-25.”, tha Drejtori i Transportit, në Bashkianë e Tiranës, Enton Punavia.

 Kjo kompani nuk është e vetmja që ka shprehur interes pasi në këtë fushë janë edhe disa kompani të tjera me teknologji elektrike por edhe hibride të cilat do të kryejnë teste në Tiranë për tja bërë më të lehtë vendimmarrjen bashkisë për një transformim të këtij shërbimi me norma europiane.

“Nuk është vetëm një kompani kineze që ka shprehur interes por janë edhe kompani të tjera pasi pjesa elektrike e hibride sot në Europë është në zhvillim e sipër. Jemi duke parë dhe vlerësuar, besoj do të ketë edhe kompani të tjera të cilat do të vijnë dhe bëjnë edhe ato testet e tyre, në funksion të testeve do të përcaktojmë teknologjinë dhe se si do të jenë hapat e mëtejshëm që bashkia do të ndërmarrë”, tha Punavia.

Të fundit