Flash News

KRYESORE

Tetë drejtorë në 10 muaj, Lame prezanton kreun e ri të Kadastrës në Vlorë: U kthye në barsoletë kjo çështje

Tetë drejtorë në 10 muaj, Lame prezanton kreun e ri të

Është prezantuar në Vlorë drejtori i ri i Kadastrës, institucion që prej 10 muajsh ka ndërruar shtatë drejtorë.

Andi Binaj është drejtori i tetë, i cili u prezantua sot nga Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame.

“Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishme e Kadastrës, sepse ka 106 zona kadastrale, 3 bashki njëherësh. 28 janë pa regjistrim fillestar të pronave, me 65 mijë pasuri të paluajtshme. Kadastra ka filluar procesin në zonat pa regjistrim. Këto problematika do të ndeshet drejtori i ri. Drejtori i ri do të ketë së shpejti rezultatin e procesit në zonën e bregut. Detyra kryesore e tij do të jetë shërbimi i qytetarëve. Kadastra gati të punojë me të gjitha bashkitë për inventarin e pasurive të paluajtshme. Për regjistrimin e tokave bujqësore është problemi më i madh në bregdet.

Drejtori i ri do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. I drejtohem cdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqiteni. Është kthyer në barsoletë çështja e drejtorëve të Vlorës, më mirë të kthehet në barsoletë sesa në tragjedi.

Mjafton të themi se kemi qenë në gjendje të vendosim në vijë edhe çështje më të vështira, qytetarët do ta shikojnë vetë ndryshimin në Vlorë. Në vitin e fundit Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve”, tha Lame.

Kujtojmë se më herët janë ndërruar drejtorët: Florian Almadhi, Elona Hodaj, Bilbil Aliaj, Viola Hima, Taulant Canameti, Alteo Nazëraj dhe Klodian Troci.

Të fundit