Flash News

KRYESORE

Tetë kërkesat, Rama u përgjigjet mesazheve të studentëve: Mjafton një klik dhe dy sy për të parë

Tetë kërkesat, Rama u përgjigjet mesazheve të

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në Twitter mesazheve të studentëve, që sipas tij i kanë shkruar deri në 3:00 të natës në whatsapp.

Sipas tij, një pjesë e sms ishin për të qeshur, si psh; mesazhi i një studenti i cili thoshte se kërkesat e tyre nuk janë publikuar në Fletoren Zyrtare.

Por mjafton një klik http://qbz.gov.al  dy sy për të parë”, shkruan Rama ndërsa shton më tej se me shtyrjen e shkollës, mësimi mund të shtyhet për në verë.

Reagimi i Ramës në Twitter:

1/ Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë whatsapinMesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë. Shumë thoshin s'kanë dalë VKM në Fletore ZyrtarePor mjafton një klik http://qbz.gov.al  dy sy për të parë

2/ E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotesosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave

3/ Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua,ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësimKjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë.

Po ashtu, me këtë çështje Rama e nisi fjalën e tij gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes, duke e cilësuar edhe si një hyrje të pazakontë.

“Po bëj një hyrje të pazakonshme për faktin se kam patur një “shkëmbim zjarresh” deri rreth orës 3 të mëngjesit me një masë studetësh që më mësynë whatsup dhe patëm mundësinë të zhvillojmë dialog të pazakonshëm të cilëve u jam përgjigjur në kushtet e një shkëmbimi pa dorashka, ku ka patur lloj lloj prurjesh, mesazhesh që nga më vulgaret deri te më prekëset”, u shpreh Rama.

Të fundit