Flash News

KRYESORE

Tetë muaj në arrati, lirohet pas 24 orësh ish-kryebashkiaku i PS, Agim Kajmaku; A ishte arrestimi kryekëput një histori teatrale me regji të qeverisë?

Tetë muaj në arrati, lirohet pas 24 orësh ish-kryebashkiaku i PS,

Gjykata e Apelit liron ish krye-bashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i cili u arrestua ditën e djeshme pasi u paraqit në një spital për probleme shëndetësore pas 8 muajsh arrati.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  gjyqtarët Elona Tora, Albana Lluri dhe Zengjine Sallaku vendosi për ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Ajo çka të bënë në tepër përshtypje është se ka qenë vetë organi i akuzës që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë me argumentin se Kajmaku nuk mund të qëndronte në burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Pyetja kryesore qëndron: A ishte gjithë ky show kryekëput një histori teatrale me regji të qeverisë?

Kujtojmë se, Kajmaku ishte shpallur në kërkim që prej 9 nëntorit 2019 dhe akuzohej për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”. Atij iu hoq mandati për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Të fundit