Flash News

KRYESORE

Tetë muaj para zgjedhjeve, Rama premton rritje pagash për mësuesit e mjekët: Do bëhet realitet me buxhetin e ri 

Tetë muaj para zgjedhjeve, Rama premton rritje pagash për

Teksa ndodhemi 8 muaj para zgjedhjeve parlamentare, Kryeministri Rama ka premtuar rritje pagash për mësuesit dhe mjekët, teksa ka theksuar se ky premtim do bëhet realitet me buxhetin e ri.

Në një takim me mësuesit, që po zhvillohet lidhur me mësimdhënien nëpërmjet televizionit, Rama është shprehur se kontributi që ata japin është më i madh se mbështetja që kanë.

Më tej ai tha se nga sezoni i ardhshëm shkollor do bëhet me dije si do funksionojë sistemi që mësuesit më të mirë, të vlerësohen edhe financiarisht ndryshe nga tjerët.

"E di mirë që mësues të kalibrit tuaj, kontributi që jepni përditë është më i madh se mbështetja që keni. Do bëjmë çmos që të rrisim mbështetjen.

Ne për mjekët dhe mësuesit duhet të bëjmë një sforco të madhe. Për mjekët në radhë të parë për shkak të punës së jashtëzakonshme që po bëjnë, por edhe për mësuesit.

Shumë shpejt do konkludojmë lidhur me këtë, po mendojmë një sistem të vlerësimit të meritës së mësuesve gjë që po e analizojmë. Nga sezoni i ardhshëm shkollor do themi si do funksionojë ky sistem që mësuesit më të mirë do duhet të vlerësohen edhe financiarisht ndryshe nga tjerët.

Duam të bëjmë rritje të re për pagat, besoj shumë shpejt me buxhetin e ri dhe kjo gjë është më shumë se e merituar", tha Rama.

Të fundit