Flash News

KRYESORE

Tetë persona u vranë në Vlorë, ish-deputeti Namik Dokle: Çfarë duhet bërë pas kësaj masakre?

Tetë persona u vranë në Vlorë, ish-deputeti Namik Dokle:

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në fshatin Resulaj të Vlorës, ku 8 u vranë persona nga 24-vjeçari Ritvan Zykaj.

Dikle thekson se duhet ndërmarrë një sërë masash nga institucionet shtetërore, duke filluar nga një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit deri te nisja e një aksioni qytetar për dorëzimin e armëve pa leje dhe kufizimin e atyre me leje.

Statusi i plotë:

CFARE DUHET BERE PAS MASAKRES TRAGJIKE???

Lajm trondites! Masaker me tete te vrare. Tragjedi e madhe ne familjet e tyre. Dhimbje e pakufi per viktimat.

Cfare duhet bere pas kesaj?

1. Mbledhje e jashtezakonshme e Kuvendit.

2.Ligj i vecante kunder armembajtjes pa leje, me denim fiks, qe te mos mundet asnje gjyqtar ( i “vetinguar” apo i “pavetinguar”) te beje “politike gjyqsore” korruptive.

3. Shperblim per cdo qytetar denoncues te krimit te armembajtjes pa leje.

4.Aksion policor dhe qytetar per dorezimin e armeve pa leje dhe kufizim i atyre me leje.

TE GJITHE BASHKE TE SHPETOJME JETE!

Të fundit