Flash News

KRYESORE

Tetë të vdekur dhe një i humbur pas përmbytjeve në Livorno

Tetë të vdekur dhe një i humbur pas përmbytjeve në

Të paktën tetë persona humbën jetën dhe një tjetër rezulton i humbur pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyer në qytetin e Livornos.

Trupi i një gruaje, e cila rezultonte e humbur, u gjet sot në një kopsht privat, i mbuluar nga lluca në zonën e Antinjanos, çka e çoi në tetë numrin e të vdekurve, ndërkohë që sërish një person tjetër figuron i zhdukur.

Autoritetet e qytetit bregdetar toskan kanë akuzuar Departamentin e Mbrojtjes Civile si edhe meteorologët për mosparalajmërim të ardhjes së shirave të rrëmbyer dhe rrezikut të përmbytjeve.

Kryeministri italian, Paolo Gentiloni u kërkoi të gjitha institucioneve në Livorno që të bashkëpunonin dhe të mos akuzonin njëri-tjetrin për të mirën e komunitetit.

“Te viktimat shkojnë jo vetëm mendimet tona, por edhe solidariteti i gjithë vendit”, deklaroi Gentiloni.

Të fundit