Flash News

KRYESORE

Tetori rozë/ Blogeria që mposhti kancerin mesazh për gratë: Jini të forta dhe pozitive

Tetori rozë/ Blogeria që mposhti kancerin mesazh për gratë:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në ‘Facebook’ ka shpërndarë një video si mesazh sensibilizimi për gratë dhe luftën me kancerin e gjirit.

Në video shfaqet blogerja dhe bankierja e njohur, Estela Ujka, i cila iu drejtohet me një mesazh të fortë nënave dhe grave që të jenë pozitive por edhe të bëjnë kontrolle rutinë për të shpëtuar jetën. Edhe Estela ka luftuar me sëmundjen e kancerit, por ja ka dalë me sukses.

Thirrja vjen pasi muaji tetor është muaji i sensibilizimit për t’i bërë ballë dhe parandaluar sëmundjen e  kancerit të gjirit.

“Muaji tetor është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, ndaj unë ndjej përgjegjësinë  t’iu bëj thirrje të gjitha grave qe janë përballur me këtë sëmundje , të jenë të forta dhe pozitive, por mbi të gjitha të diagnostifikohen dhe të bëjnë kontrolle rutinë të herëpashershme”-është mesazhi i Estela Ujkës.

Të fundit