Flash News

KRYESORE

Teuta e Tirana luajnë ndeshjen finale për Kupën e Shqipërisë; Martini dhe Egbo përzgjedhin 11 titullarët, përballje spektakolare

Teuta e Tirana luajnë ndeshjen finale për Kupën e

Pas pak nis në “Air Albania” ndeshja finale për Kupën e Shqipërisë midis Tiranës dhe Teutës. Të dy ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin me qëllim ngritjen e Kupës.

Ndeshja që starton rreth orës 20:00 pritet të jetë një finale spektakolare për dy klubet, të cilat kërkojnë të festojnë me trofe 100 vjetorin e themelimit të tyre.

Tirana pasi arkivoi titullin kampion, kërkon dhe Kupën për të mbyllur një sezon me “dopjetën” e famshme, dy trofe që i mungojnë prej 21 vitesh. Ndërkaq, Teuta kërkon të mbyll me sukses këtë vit të rëndësishëm.

11 titullarët e përzgjedhur për këtë sfidë nga dy trajnerët e skuadrave, Martini dhe Egbo, janë:

Formacionet zyrtare:

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Avdyli, Aleksi, E. Vila. Kallaku, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Sidibe, Hasani, Torasa, Kobinah, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

Të fundit